“Ai e kuptoi se po shkonin për ta vrarë”, dëshmitari tregon se si u ekzekutua bosi i mafies greke

schedule17:32 - 25 Prill, 2022

schedule 17:32 - 25 Prill, 2022

Ditën e hënë është ekzekutuar në shtëpinë e tij një nga bosët më të mëdhenj të krimit në Greqi, Giannis Skaftourou, 55-vjeç.

Një dëshmitar i cili ka parë gjithë ngjarjen ka thënë në polici se Giannis Skaftourou, e dinte se ekzekutorët po shkonin për ta vrarë.

Dëshmitari tha se Giannis Skaftourou vinte shpesh në shtëpinë e tij të pushimit, ku dhe këtë herë sëbashku me nipin, vajzën dhe vjehrrin e tij po përgatisnin drekën e Pashkëve, kur në një moment ai sheh nga larg dy persona të armatosur që ishin nisur drejt shtëpisë së tij.

Më tej dëshmitari theksoi se sapo Giannis Skaftourou ka parë dy personat është futur brenda shtëpisë ku ka marrë kallashin dhe ka qëlluar, por pas shkëmbimit të zjarrit ka mbetur vetë i vrarë.

Ndërkohë që vajza dhe nipi i tij kanë mbetur të plagosur.

“Giannis ka jetuar së fundmi në këtë shtëpi pushimi. E shihnim shpesh tek ajo. Kështu edhe sot ai ishte ulur me nipërit, vjehrrin dhe vajzën e tij dhe po përgatiteshin për drekën e tyre.

Pashë dy persona që dilnin nga një rrugicë, 150 metra larg shtëpisë së Giannis dhe ecnin me kallashnikovë në duar dhe fytyrat e mbuluara me kapuç.

Giannis Skaftourou i pa nga larg dhe menjëherë kuptoi se ata po vinin për të. Ai hyri në shtëpi dhe filloi të qëllonte. Plumbat kanë goditur vajzën e tij në këmbë, ndërsa vjehrri dhe djali i tij janë plagosur rëndë”, tha dëshmitari.

E gjithë kjo ka ndodhur pasi autorët, të cilët me sa duket po vëzhgonin për një kohë të gjatë zonën dhe shtëpinë e tij, e gjetën fushën të lirë dhe e ekzekutuan.

Autorët i janë afruar shtëpisë së Skaftouros janë hedhur në oborr dhe kanë qëlluar.

Sipas informacioneve të para, autorët ishin katër persona që lëviznin me dy motoçikleta. Ata ndaluan pranë shtëpisë dhe dy, persona të maskuar, hynë në oborrin e shtëpisë ku ndodhej Skaftouros me rreth 10 të afërm dhe miq dhe qëlluan disa herë me kallashnikov .

Në vendngjarje u gjetën mbi 15 plumba automatiku kallashnikov dhe një kalibër 9 mm, i cili është rrethuar dhe po hetohet.

Giannis Skaftouros njihej si bosi i jetës së natës në Greqi. Në vitin 2018 ai është sulmuar me thikë nga disa shqiptarë në burgun e Koridalos ku edhe mori plagë të rënda. Dyshohet se ai sulm u planifikua dhe zhvillua nga pjestarët e “Mafias së Burgjeve” të përbërë nga shqiptarë, me qendër Korydalon sipas mediave greke.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!