Nga Juxhin Mustafaraj
Demokratët e kishin menduar ndryshe. Pas 8 viteve në opozitë, Lulzim Basha u premtoi shqiptarëve dhe të demokratëve se alternativa e tij përballë Edi Ramës do të triumfonte. Këtë bindje, Lulzim Basha e kishte edhe mbrëmjen e 25 prillit kur kutitë e zgjedhjeve në të gjithë vendin ishin mbyllur.
Por leximi i votave në kutitë e votimit nuk plotësoi pritshmeritë e demokratëve. Pas 2 ditëve heshtje, Lulzim Basha doli për të etiketuar procesin e 25 prillit.
Kur demokratët ishin në proces dokumentimi të asaj që e pagëzuan me emrin masakra zgjedhore, PD merr një goditje tjetër të fortë. Sali Berisha, lideri historik i PD shpallet non grada nga SHBA nën akuzën e korrupsionit.
Në të vetmin qëndrim që mbajti për këtë çështje, Basha kërkoi që çështja të sqarohej nga SHBA, teksa në PD u shpall sërish gara për drejtimin e partisë. I paqartë për qëndrimin që Lulzim Basha do të mbante në raport me të, Sali Berisha teksa nisi të artikulonte ambicien për drejtimin e PD.
Kuvendi i 17 korrikut është daljen e fundit publike e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, përpara ‘divorcit’ të madh.
Deri në 9 shtator, grupi i deputetëve të PD ishte i bashkuar. Ky bashkim nuk funksionoi më pas vendimit të Lulzim Bashës.
Sali Berisha në 16 shtator nisi aksionin e tij politik që e pagëzoi si “Foltorja”.
Një proces i thellë ndryshimi në PD u propozua nga Berisha, i cili niste me largimin e Lulzim Bashës, proces që u finalizua në Kuvendin Kombëtar që u mbajt në stadiumin Air Albania.
Ndarja e demokratëve ishte pa kthim. Por 8 janari dhe një përballje e dhunshme në oborrin e PD prodhoi edhe procese penale dhe gjyqësore mes dy palëve që kërkonin të drejtonin partinë.
Zgjedhjet e pjesshme në 6 marsit në dukje ishin një proces pa peshë politike, por në PD prodhoi një tjetër furtunë, ku pasi u renditën të tretët në bashkitë ku u zhvillua gara deputetët e grupit parlamentar kërkuan dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD. Dorëheqje që erdhi në 21 mars.
4 ditë më pas, Gjykata e Tiranës njeh Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues në PD. Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij marrin në dorë drejtimin e partisë.
Brenda 1 viti, PD është përballur me kriza të vazhdueshme brenda dhe jashtë saj. E tillë ishte edhe kjo përplasje e pazakontë Berisha-Alibeaj në foltoren e Kuvendit.
Edhe pse fjala bashkim artikulohet nga çdo zë zyrtar i PD, brenda dhe jashtë selisë sytë i kanë të gjithë tek gjykata. Kriza duket aq e thellë sa kur zgjidhja politike mungon, zgjidhja të shihet tek ligji./abcnews.al