Për fatkeqësinë në fshatin Breg të Pukës ku humbën jetën dy persona në shtëpinë që u përfshi nga flakët, ndërsa shpëtuan fëmijët dhe të moshuarit e familjes Ndoi, ka reaguar edhe drejtori i spitalit të Pukës. Në një deklaratë për ABC News, Enver Sulejmani shprehet se gjendja e fëmijëve është e mirë, kanë djegie të lehta, kurse të moshuarit nuk kanë probleme.
Enver Sulejmani: “Natën e sotme në fshatin në Breg ka ndodh një fatkeqësi të familja Ndoji, e përbërë nga 8 pjestëraë ku është djeg shtëpia e tyre dhe familjarët ishin brenda. Nga kjo fatkeqësi kanë humb jetë dy persona, çifti dhe 4 fëmijët dhe dy prindërit e çiftit kanë shpëtuar. Janë të traumatizuar nga ngjarja. Kanë marrë mjekimin, me të marrë njoftimin nisa dy ambulanca me stafin, ishte dhe kryetari i bashkisë.
Gjendja e tyre është e mirë, kanë disa djegie të lehta, kurse të moshuarit nuk kanë pas probleme”. /abcnews.al