Berisha tha se Vali Bizhga është e “preferuar” për presidente, Rama: Përgjigjia ime, negative

schedule11:56 - 25 Prill, 2022

schedule 11:56 - 25 Prill, 2022

Vali Bizhga një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Kryeministrit Edi Rama, në kohën kur ai mbante postin e kryebashkiakut të Tiranës që më pas mori postin e drejtoreshës së kabinetit të Këshillit të Ministrave në vitin 2013, përjashtohet nga lista e emrave që mund të kosiderohen si kandidatë për president. Përgjigjen e prerë e dha sot kryeministri në një konferencë për shtyp. Bizhga u përmend nga Berisha sipas tij si emër i preferuar për presidente nga qeveria, por për Ramën ky është një thashethem.

Pyetje përgjigje:

Pyetje: I dhatë opozitës një javë kohë për të nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit. A keni afate se derikur do e prisni atë pjesë të PD me të cilën keni deklaruar se do të negocioni për presidentin? Keni thënë se presidenti s’do jetë nga tuajt, po Vali Bizhga a është kandidate për presidente?

Rama: Nëse do bënim javë për thashethemet Shqipëria do mbante flamurin e kryesuesit së aftësisë prodhuese por do të doja që të mos shfokusojmë vëmendjen sot nga kjo nismë sepse është e re dhe e veçantë. Nuk do doja që të shfokusoheshim.  Kam thënë që ky procesi i zgjedhjes së presidentit stimulon maksimalisht thashethemet dhe përzihen në vorbullën e thashethemeve gjithfarë emrash dhe njerëzish në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre fare, siç është dhe rasti në fjalë. Përgjigjia ime është negative në lidhje me pyetjen konkrete. Sepse s’ka asgjë të vërtetë.

Në një konferencë për gazetarët disa ditë më parë Berisha u shpreh Rama ka zgjedhur procedurën më mafioze për emrin e presidentit. Madje ai tha se dy të tretat janë për emrin e Vali Bizhgës.

“Edi Rama ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfa sekretë. Cili ka dalë emri më i përfolur. Jua them unë. Sipas statistikave të Edi Ramës dy të treta e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës”, deklaroi Berisha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!