Tërmetet nuk janë ndalur prej 3 ditësh në rajon. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje të tokës në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Obserbatori Seizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyrorë në Shkup njofton se rreth orës 06:36 është regjistruar tërmet me intensitet prej 2,8 ballëve sipas shkallës Riter. Tërmeti ka qenë me epiqendër në Kresnë të Pehçevës.
Dridhjet e tokës janë ndjerë në Delçevë, Berovë dhe Pehçevë. Dje Greqia është zgjuar këtë mëngjes nga një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter. Edhe sot në shtetin fqinj janë ndjerë lëkundje por në shkallë më të ulët.
Lexo edhe: Greqia zgjohet nga një tërmet i fortë, epiqendra dhe sa ballë ishte
Ndërsa 2 ditë më parë një tërmet ra në Bosnje e Hercegovinë, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në vendin tonë. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.7 dhe thellësi 10 kilometra ishte në Stolac. Tërmeti i fuqishëm shkaktoi një viktimë, 26 vjeçaren Elmira Sefo dhe 2 të plagosur.
/abcnews.al