Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se vlerëson “ndihmën e paprecedentë të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën”, siç e quan ai.
Zyra e Zelenskyt publikoi një deklaratë pas takimit në Kiev midis udhëheqësit ukrainas, sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken dhe sekretarit amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin.
“Unë do të doja të falënderoja Presidentin Joe Biden personalisht dhe në emër të të gjithë popullit ukrainas për udhëheqjen e tij në mbështetjen e Ukrainës, për pozicionin e tij të qartë personal. Të falënderoj të gjithë popullin amerikan, si dhe Kongresin për dy dhomat dhe dypartiakët për mbështetjen. E shohim, e ndjejmë”, tha ai.
Zelensky diskutoi gjithashtu forcimin e sanksioneve të SHBA ndaj Rusisë, thuhet në deklaratë.
“Ne e kuptojmë se cilët duhet të jenë hapat e ardhshëm në këtë rrugë. Dhe ne llogarisim në mbështetjen e partnerëve tanë,” tha Zelensky, sipas deklaratës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kanë mbërritur mbrëmë në Kiev dhe janë takuar me presidentin Volodymyr Zelensky. Kjo është vizita e parë e nivelit të lartë të zyrtarëve amerikanë në Ukrainës, qëkur Rusia nisi pushtimin e vendit dy muaj më parë. /abcnews.al