Gjermania: Duhet të kishim mbështetur Ukrainën vite më parë

schedule08:44 - 25 Prill, 2022

schedule 08:44 - 25 Prill, 2022

Zëvendëskancelari gjerman ka deklaruar se vendi i tij kishte gabuar që nuk kishte mbështetur ushtarakisht Ukrainën shumë më përpara. Në një intervistë me Zweites Deutsches Fernsehen, Robert Habeck tha se mbështetja duhet të kishte filluar vite më parë, sipas BBC.

“Ne sigurisht që duhet ta kishim mbështetur ushtarakisht Ukrainën shumë më herët, dhe nuk po flas vetëm për ditë apo javë, por vite”, tha ai.

Administrata e mëparshme e Angela Merkelit u kritikua për lidhjen e saj me Rusinë, veçanërisht për varësinë nga energjia ruse. Habeck tha se Gjermania po furnizon Ukrainën me armë të rënda, pasi qeveria u zotua të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për të përmbushur objektivin e NATO-s prej 2% të PBB-së.

Gjermania gjithashtu ka pezulluar gazsjellësin Nord Stream 2 nga Rusia.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!