Inteligjenca britanike: Trupat ruse nuk shënuan përparime të rëndësishme në 24 orët e fundit

schedule08:33 - 25 Prill, 2022

schedule 08:33 - 25 Prill, 2022

Pavarësisht rritjes së aktivitetit ushtarak, forcat ruse nuk kanë shënuar përparime të rëndësishme në 24 orët e fundit pasi kundërsulmet ukrainase vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e tyre”, sipas inteligjencës britanike, shkruan BBC.

Rusia ka bërë shumë pak përparime që kur zhvendosi fokusin në pushtimin e plotë të Donbasit. Por sipas Britanisë, Rusia ende nuk ka shënuar  përparime të rëndësishme për shkak të mungesës logjistike dhe luftarake në vend.

“Vendimi i Rusisë për të rrethuar dhe jo për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal nënkupton se shumë njësi janë fokusuar në qytet. Mbrojtja e Mariupolit ka lodhur gjithashtu shumë njësi ruse dhe ka ulur efektivitetin e tyre luftarak.

“Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka propozuar që pagesat e kompensimit për familjet e ushtarëve që kanë humbur jetën të mbikëqyren nga ushtarakë dhe jo nga zyrtarë civilë. Kjo ka të ngjarë të pasqyrojë dëshirën për të fshehur shkallën e vërtetë të humbjeve të Rusisë .”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!