Luhet vetëm për 3 pikë në Korçë, Elbasan e Tiranë, trajnerët skicojnë formacionet

schedule16:04 - 24 Prill, 2022

schedule 16:04 - 24 Prill, 2022

Në orën 16:45 do të luhen edhe 3 takimet e tjera të javës së 30-të në Abissnet Superiore.

Nga Korça në Tiranë, në fushën e lojës do të zbresin 6 skuadra të cilat do të luajnë mes tyre edhe llogaritë e kësaj jave.

Në Korça, Skërnderbeu pret Egnatian, me vendasit që janë me një këmbë në Kategorinë e Parë, ndërsa rrogozhinasit kërkojnë të largohen nga zona “Play-Off” e mbijetesës.

Një tjetër sfidë e luftuar pritet të jetë ajo mes Dinamos dhe Teutës, që do të luhet në “Elbasan Arena”, me djemtë e detit që kërkojnë fitoren për të mos “mbytur” veten më shumë në garën e mbijetesës.

Kryesuesit e kampionatit, Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën më në formë të momentit , Kastriotin. Bardheblutë kërkojnë që sa më shpejt të festojnë titullin, ndërsa krutanët tentojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve.

Për këto takime trajnerët kanë vendosur edhe se cilët do të jenë lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës, teksa janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare Skënderbeu-Egnatia:

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Shehi, Sadriu, Frashëri, Jean Victor, Moraes, Mara, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: Skënder Gega

Egnatia: Puja, Krasniqi, Duranski, Krivanjeva, Lila, Allmuça, Agbekpornu, Imeri, Ademi, Jackson, Pedro. Trajner: Zekerija Ramadani

 

Formacione zyrtare Dinamo-Teuta:

Dinamo: Simoni; Bardhi, Imami, Mija, Maliqi; Demiri, Lilaj, Siljanovski; Ibraimi, Reginaldo, Haxhiu. Trajner: Rodolfo Vanoli

Teuta: Qirko; Idrizaj, Ivanovic, Jazxhi, Kotobelli; Beqaj, Aleksi; Peposhi, E. Vila, L. Vila; Hebaj. Trajner: Renato Arapi

 

Formacionet zyrtare Tirana-Kastrioti:

Tirana: Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratche, Ismailgeci; Toli, Totre, Limaj; Seferi, Xhixha, Devid. Trajner: Orges Shehi

Kastrioti: Sali; Neziri, Dida, Selmani, Rami; Karakaçi, Onanuga; Zogaj, Hasani, Greca; Ajazi. Trajner: Emiljano Çela

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!