“Mami nuk po zgjohet” i vogli me lot në sy, kërkon zërin dhe puthjet e nënës

schedule22:13 - 23 Prill, 2022

schedule 22:13 - 23 Prill, 2022

Alteo s’mundet të pushojë së qari. Pret prej mëse 219 ditësh që nëna, Valbona… më në fund të çohet nga koma, nga shtrati i spitalit. T’i thërrasë emrin, t’ja ledhatojë fytyrën, t’a mbulojë me puthje.

Është tronditëse të shikosh lotët e këtij 6 vjeçari, që të vetmen ëndërr e dëshirë që ka, është që e ëma të mund të jetë sërish pranë tij.

Mes lotëve që e mbulojnë fytyrën e tij, ky vogëlush mund të thotë veçse këto tre fjali:

“Mami më çonte në kopësht, tani më çon vëllai. (qan)

Mami nuk po zgjohet!”

I them: Mami, çohu!”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!