Babai i 4 fëmijëve: Po tretem dita ditës… i lutem Zotit e shqiptarëve për një shtëpi

schedule21:42 - 23 Prill, 2022

schedule 21:42 - 23 Prill, 2022

Këto janë fjalët e fundit të Xhavitit, në rrëfimin e tij përlotës për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”. Vetë në pamundësi për të punuar për shkak të invaliditetit. E shoqja në koma prej mëse 219 ditësh… ndërkohë në shtëpinë me qira, janë 3 fëmijë të vegjël, ndërsa djali i madh është nisur drejt Italisë për të punuar.

Një lutje të vetme ka ky baba për shqiptarët.

 

“Unë jam baba invalid, pa shtëpi mbi kokë… (qan). Nuk kam forcë, mundohem por po tretem dita natës. Jam tretuar totalisht. Kalamajtë kanë mbetur rrugëve, të vetmuar. Nuk e di se kur do të dal në rrugën e madhe.

Të paktën, unë kaq kërkoj, të kemi një shtëpi mbi kokë për fëmijët. Të kenë ku të fusin kokën. Për kaq i lutem Zotit, se e shikoj se po vjen fundi.”-përmbyll rrëfimin e tij Xhaviti./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!