Kategoria e Parë ka zhvilluar ndeshjet e javës së 28-të të saj, ku skuadrat e kreut kanë arritur të bëjnë siç duhet “detyrat” e tyre.
Bylisi ka fituar minimalisht ndaj Tomorit dhe tashmë është një pikë larg titullit të Kategorisë së Parë. Ballshiotët i falen në këtë mënyrë golit të shënuar nga Qardaku.
Edhe Erzeni i vendit të dytë nuk ka toleruar aspak skuadrën e Besës, teksa shijakasit morën një fitore me shifrat 4-1 përballë kavajasve. Shënues ishin Raboshta, Prengaj, Ymeri dhe Xhemalaj për skuadrën e Erzenit, ndërsa për Besën shënoi Hoxha.
Korabi fitoi me shifrat 2-0 në transfertën e Shkumbinit, ku Dragoj dhe Marku i siguruan 3 pikët skuadrës përballë peqinasve.
Siguroi zonën “Play-Off” skuadra e Apolonisë e cila mposhti me “poker” Burrelin. Dopieta e Omerit dhe golat e Diop e Hebeja i dhuruan fitoren fierakëve.
Ndërkohë fitore mori edhe skuadra e Tërbunit, ku 1-0 mposhti Turbinën, ndërsa Lushnja barazoi 3-3 me Vorën.
Pogradeci mori një fitore të rëndësishëm pasi mposhti Maliqin me shifrat 3-2, ndërsa në këtë mënyrë përfiton nga humbja e Besëlidhjes, e cila u mposht nga Butrinti me shifrat 3-2.
/f.a/abcnews.al