Skënderbeu do të presë Egnatian në javën e 30-të të Abissnet Superiore, një takim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, edhe pse te korçarët shpresat janë shumë të vogla për të mbijetuar. Ky duel do të luhet ditën e nesërme në orën 16:45.
Për këtë përballje në konferencën për shtyp ka folur edhe trajneri Skënder Gega, i cili shprehet se për aq kohë sa matematika akoma nuk ka thënë fjalën e fundit, djemtë e tij do të vazhdojnë të shpresojnë deri në fund.
“Do të luajmë për fitore, sepse asnjë gjë s’ka përfunduar. Matematika na lejon që të luftojmë deri në fund. Nesër do të jetë si ndeshje finale.
Për ne është finale sepse është rival, edhe pse është shumë pikë larg nesh. Egnatia ka bërë një fazë të tretë shumë të mirë, gëzoj respekt. Është ndeshja jonë, do të mundohemi të marrim maksimumin.
Shpresoj të jetë ndeshje “Fair-Play” dhe mos kalohen caqet. Në çdo lloj pune ka debate. Çdo gjë është në rregull, grupi është në harmoni të plotë. Është java më e mirë për ne. Te Skënderbeu, 4-5 veta janë 50 % e ekipit. Mes lojtarëve, ka kualitet, ka ndryshim…”, ka thënë mes të tjerash tekniku i Skënderbeut. /f.a/abcnews.al