“I frikësohem lëkundjeve më të forta, ka shumë energji të akumuluar”: Sizmiologia boshnjake flet mbi tërmetin që shkundi Ballkanin

schedule11:04 - 23 Prill, 2022

schedule 11:04 - 23 Prill, 2022

Pas tërmetit që goditi zonën më të gjerë të Stolacit mbrëmë në orën 23:07 , aparatet e Qendrës për Sizmologji të Institutit Federal Hidrometeorologjik në Bosnjë Hercegovinë kanë regjistruar një sërë tërmetesh të vogla.

Ekspertja për sizmologji në FHMZ, Merjema Genjac është shprehur se ishin të pritshme të gjithë lëkundjet e ndodhura pas tërmetit 5.6 ballë i shkallës rihter që goditi Bosnjën.

 “Pas tërmetit të parë të fortë prej 5.6 ballë të shkallës Rihter, ishte normale të pritej një seri tërmetesh të mëvonshme. Ne i monitorojmë, i regjistrojmë dhe i përpunojmë të dhënat gjatë gjithë natës dhe mund të them se ishin shumë dhe i fundit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 8.20”, ka thënë Genjac.

Ndër të tjera ajo ka deklaruarës priten tërmete më të forta në BeH, sepse numri i dukurive të tilla ka qenë nën mesataren për një kohë të gjatë, kështu që energjia është akumuluar.

Njëra prej tyre kalon nga Banja Luka dhe Petrinja dhe mund të themi se një pjesë e asaj energjie lirohet në zonën e Petrinjës. Ne e kemi këtë pjesë hercegovinase, por na ka mbetur kjo pjesë qendrore, e cila kalon nëpër Jajce, Zenicë dhe vende të tjera, kështu që nuk mund të themi se e gjithë energjia në BeH është lëshuar”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është e vështirë për të dhënë një parashikim fiks në lidhje me forcën dhe zonat ku mund të ndodhin tërmetet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!