Tërmeti i fuqishëm që goditi Bosnjën mbrëmjen e kaluar shënjoi një viktimë. Elmira Sefo, 28 vjeçe humbi jetën, pasi nuk mundit t’i shpëtojë plagëve të marra.
Mediat boshnjake kanë publikuar pamjet nga shtëpia e viktimës në Stolac, ku edhe ishte epiqendra e lëkundjeve sizmike. Banorët vendas thonë se një shkëmb i madh u shkëput dhe ra mbi banesën e 28-vjeçares, e cila jetonte me familjen e saj, prindërit dhe motrën.
E reja u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë, lëndime kanë marrë edhe prindërit dhe motra e saj.
Sakaq, vendasit janë të frikësuar për goditje të tjera tërmeti dhe se shkëmbinjtë mund të vijojnë të bien.
/abcnews.al