Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov ka nderuar ushtarët në Moschun, një fshat në veri të Kievit që luajti një rol të rëndësishëm në zmbrapsjen e forcave ruse, sipas CNN.
Në një postim në Facebook, Reznikov tha: “Unë u takova me ushtarët në rajonin e Kievit në Moschun të shkatërruar plotësisht. Këtu pushtuesit përdorën të gjitha armët e mundshme, përfshirë raketat dhe avionët”.
Ai tha se fshati ishte në listën e vendbanimeve që forcat ruse duhej të merrnin në kontroll për të arritur në Kiev.
“Falë ushtarëve tanë, falë banorëve të guximshëm të fshatit, ata u mposhtën,” tha Reznikov, “Vrasësit dhe grabitësit pësuan humbje të mëdha, pushtuesit u detyruan të largoheshin për në Bjellorusi”.
Forcat ukrainase në Moschunt, Irpin dhe Bucha, janë kryesisht përgjegjëse për bllokimin e rusëve, të cilët po përpiqeshin të përparonin drejt Kievit përtej lumit Irpin. Kjo është arsyeja pse Bucha, Irpin dhe Moschun kanë qënë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse për javë të tëra. Si rezultat, këto janë vendet më të shkatërruara.
Përveç goditjeve të panumërta në Moschun, forcat ruse u përpoqën gjithashtu të pushtonin fshatin përmes sulmeve tokësore.
/abcnews.al

