Skuadra e Juventusit ka mposhtur Milanin me përmbysje me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Piatek, por bardhezinjtë përmbysën gjithçka me Dybalën dhe Kean. Me këtë fitore, Juventus është vetëm një hap larg titullit kampion, ndërkohë që Milan rrezikon pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.
Juventus fiton me polemika klasiken e futbollit italian ndaj Milanit me rezultatin 2-1. Bardhezinjtë përmbysën disavantazhin e pjesës së parë me Dybala dhe Kean. Juventus mund të shpallet kampion nëse Napoli humbet nga Xhenoas.
Takimi nis mirë për Milanin që tenton herë pas here të vendosë në vështirësi portierin Shezni, por duhej pritur minuta e 39 që bomberi i kuqezinjve, Piatek, të kalonte në epërsi Milanin.
Sulmuesi polak përfiton nga një gabim i lojtarëve juventin dhe mposht lehtësisht gardianin juventin duke e dërguar skaudrën në dhomat e zhveshjes në avantazh të një goli.
Në pjesën e dytë trajneri Allegri ndryshon diçka në skemën e lojës duke inkuadruar në fushë Pjaniç e më pas të riun Kean. Ishte Dybala në minutën e 60 që vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Bardhezinjtë janë më të qartë se Milan dhe rrezikojnë më shumë. I sapo futuri në loje Moise Kean asistohet nga Pjaniç dhe mposht lehtësisht portierin Reina për shifrat 2-1. Rezultati mbetet i pandryshuar deri në fundin e takimit dhe Juventus fiton tre pikët e radhës ndërkohë që Milan vazhdon serinë e rezultateve negative./abcnews.al