Zyrtare: Goditja e parë e Tiranës është një rinovim, firmos mbrojtësi

schedule18:50 - 22 Prill, 2022

schedule 18:50 - 22 Prill, 2022

Kapiteni Erjon Hoxhallari është lojtari i parë që ka nënshkruar me Tiranën kontratën e re. Mbrojtësi ka pranuar ofertën e bardhebluve dhe ka firmosur.

“Erjon Hoxhallari është lojtari i parë që rinovon sërish me Tiranën. Kapiteni pas një sezoni të suksesshëm ka arritur dakordësinë me klubin për të qenë edhe në vazhdim pjesë e ekipit.

Numri 22 i bardhebluve do të vijojë të mbajë veshur fanellën më të bukur në botë. Suksese Erjon!”, njofton klubi i Tiranës përmes një njoftimi në “Instagram”

Në ditët në vijim pritet të ketë të tjera rinovime te Tirana, që synon të bëjë një ecuri të mirë edhe në Europë veç fitimit të titullit kampion që është një formalitet tani. / abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!