Kanë zgjedhur Ditën Botërore të librit Anila Kananaj dhe Shezai Rrokaj për të prezantuar dy fjalor shumë të rëndësishëm një për moshat 5-11 vjeç dhe tjetëri për moshën mbi 12 vjeç. Autorët e veprave e vënë theksin tek domosdoshmëria e shumëfishimit të tyre, pasi deri tani janë bërë vetëm kopje të limituara.
“Ky është mjet pune në klasë. Një fjalor që shpjegon thjeshtë dhe qartë. I jep fëmijëve atë që duhet , sipas grupmoshave.
Autorëve u është dashur plot 7 vite për të hartuar fjalorët shpjegues themelor të shqipes standard.
“Fjalori për moshën 5 deri 11 vjeç është i ilustruar me fotografi në mënyrë që ua bën më të thjeshtë shpjegimin e fjalëve kësaj grupmoshe. Ai përmban 6500 fjalë , 1300 kuiptime dhe 1600 ilustrime. Ndërsa fjalori mbi 12 vjeç ka mbi 10000 fjalë, 25000 kuptime.”
“Fjalorët përbëjnë një mjet shumë të mirë për të fituar dhe përmirësuar aftësitë themelore në gjuhën shqipe theksoi Kananaj”.
Dy fjalorët përmbajnë 16 mijë e 500 fjalë, që u shërbejnë nxënësve të ciklit 9 vjeçar gjithashtu u vinë në ndihmë mësuesve dhe prindërve.
/abcnews.al