Harry Maguire mbrëmë u tha miqve se nuk do të detyrohej të largohej nga Manchester United pasi një “tifoz frikacak” bëri një kërcënim me bombë kundër tij dhe familjes së tij.
Kapiteni i “Djajve të Kuq”, 29 vjeç, kishte frikë për jetën e të fejuarës së tij Fern Hawkins, dhe dy vajzave të tyre të reja, pasi një email rrëqethës tha se një pajisje shpërthyese ishte vendosur në rezidencën e tij prej 4 milionë paund.
Kërcënimi i çmendur u lëshua të mërkurën, disa orë pasi United u mund 4-0 nga rivalët kryesorë Liverpool në Anfield të martën mbrëma.
Oficerët e specializuar të policisë mbërritën shpejt në pronën e Maguire dhe bënë një kërkim të plotë, pa u gjetur asnjë pajisje.
Megjithatë kërcënimi u konsiderua kaq serioz policia u kthye dje me një qen nuhatës për të bërë një spastrim të dytë të terrenit dhe zonës përreth.
Sërish asgjë nuk u gjet, por policët kanë nisur një hetim për kërcënimin, që besohet se është bërë nga një tifoz i United.
Një burim i afërt me mbrojtësin tha për “The Sun” mbrëmë: “Harry nuk do të detyrohet të largohet nga Manchester United nga ky lloj kërcënimi.
“Prioriteti i tij numër një do të jetë gjithmonë siguria e familjes së tij, por ai gjithashtu ka forcën e karakterit për t’u marrë me këtë. Duket si puna e ndonjë fansi frikacak.”/ h.ll/abcnews.al