Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sa i ka kushtuar avokati francez, për padinë që ka depozituar ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.
I ftuar në MCN TV, Berisha foli edhe për ecurinë e padisë, duke deklaruar se ka disa arsye pse kjo padi mund të mos jetë e suksesshme, megjithatë procesi vijon.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Zoti Berisha çfarë po ndodh me gjyqin tuaj në Paris?
Sali Berisha: Avokati po merret me këtë. Do të më njoftojë. Ka bërë padinë dhe po e ndjek. Dy faktorë janë kundër, fakti që asnjëri nuk është shtetas francez dhe Sekretari i Shtetit ka imunitet. Por ka diçka në favor timin, është një ligj ndërkombëtar i pashkruar, që shpifja dënohet aty ku del. Kjo e shtetësisë relativizohet. U botua shpifja, aty ku ti e sheh që të ka dëmtuar mund ta padisësh. E dyta, si rregull, shpifja nuk është funksion zyrtar. Gjerësa nuk është funksion zyrtar imuniteti mund të jetë ose të mos jetë. Unë nuk kam paditur në SHBA, sepse gjyakta është shumë e kushtueshme dhe procesi është i drejtë por i ndryshëm. Sepse ata do të merreshin me Delinën përshembull, të dalë që Delina ka bërë shpifje.
Lorenc Vangjeli: Thonë që në këtë dynja nuk tregohen paratë dhe të dashurat. Po avokati sa ju ka kushtuar zoti Berisha?
Sali Berisha: 7200 euro. Është me faturë. 7200-7600 euro, diçka e tillë.