Oliver Mintzlaff , CEO i Leipzig, foli mbrëmë për të ardhmen e Christopher Nkunku.
“E kam thënë disa herë, Nkunku do të jetë lojtari ynë sezonin e ardhshëm”, do ta niste kështu deklaratën e tij për “Sky Sports”.
Gjithashtu Mintzlaff pranoi se “në futboll askush nuk është i pashitshëm. Ai ishte tashmë një nga lojtarët tanë më të mirë në ndeshjet e para të sezonit. Sipas drejtimi i Domenico Tedesco ka bërë një hap tjetër në rritjen e tij dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë sezonin e ardhshëm”, përfundon Mintzlaff.
24-vjeçari Nkunku ka shpërthyer këtë sezon, duke shënuar 30 gola në 45 ndeshje, paraqitje këto që bënë që shumë skuadra të viheshin në ndjekje të tij, por tashmë Leipzig do ta mbajë lojtarin të paktën kështu siguron CEO i skuadrës gjermane. /f.a/abcnews.al