Shumë njerëz i ngatërrojnë, cili është ndryshimi midis pluhurit për pjekje dhe sodës së bukës?

schedule17:33 - 21 Prill, 2022

schedule 17:33 - 21 Prill, 2022

Shumë njerëz mendojnë se soda e bukës dhe pluhuri për pjekje janë e njëjta gjë. Por, kjo nuk është e vërtetë. Përbërja e tyre kimike ndryshon disi, kështu që nuk mund të përdoren për të njëjtat gjëra. Soda e bukës përdoret shpesh për pastrim, por nuk është e pazakontë të përdoret gjatë gatimit.

Një numër i madh amvisash, kryesisht për përgatitjen e ëmbëlsirave, përdorin sodë buke. Soda e bukës ka nevojë për një përbërës acidik si për shembull lëng limoni për ta aktivizuar atë. Pluhuri për pjekje është një kombinim i sodës dhe acidit tartarik dhe që të funksionojë duhet vetëm ujë, shkruan abcnews.al.

Ndryshe nga soda, pluhuri për pjekje nuk duhet të përzihet me ushqime të tharta dhe përdoret më së shumti për të fryrë brumin, ngjashëm me sodën. Pra, soda e bukës futet në receta që përmbajnë një sasi më të madhe të disa acideve, dhe pluhuri për pjekje jo.

Mbani parasysh, kur piqni ëmbëlsira dhe përdorni sodë buke, duhet të shtoni një përbërës të thartë për ta aktivizuar dhe që receta të dalë sa më mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!