Pas pranisë së tij në San Siro me rastin e derbit të fituar të Kupës së Italisë dhe takimit me presidentin Zhang, Adriano vijon të “zhytet” në botën e Interit dhe sot u zhvillua vizita e shumë pritur në Pinetina, ku skuadra e Simone Inzaghit po stërvitej.
“Sa gola më ke shënuar? Hajde na vizito më shpesh”, kjo ishte batuta e Inzaghit.
Më pas ekipi dhe Inzaghi u përshëndet me “perandorin” para se ai të largohej./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram