Koronavirusi ka lënë shumë persona me pasoja të tjerë në mushkëri duke bërë që të detyrohen të rikthehen në spital. I tillë është edhe rasti i ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili është rikthyer në Sanatorium pasi kaloi koronavirusit duke patur të nevojshme ndihmën mjekësore.
Lexo edhe: 25 pacientë post COVID të shtruar në Sanatorium, të prekur edhe nga sëmundje të tjera
Abcnews.al mëson se Nishani është rikthyer në Sanatorium me simptomat të post covidit dhe ka shenja pneumonie në mushkëri.
Gjendja e tij është stabël dhe ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Burime bëjnë me dije se po ndiqet nga afër gjendja e tij dhe në rast përkeqësimi të mëtejshëm mund të dërgohet për mjekim më të specializuar jashtë shtetit. /abcnews.al