Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote ka folur për skemën se si do të të kompenson fermerët të cilët prodhojnë dhe shesin qumësht. Ata protestuan kundër tvsh-së e cila ndryshoi nga 20% në 6% dhe për këtë situatë një ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për kompensimin e fermerëve.
Bruna Çifligu: Si do të bëhet kompensimi i fermerëve?
Dhimo Kote: Skema këtë vit është përqendruar totalisht tek bujqësia dhe është përqendruan tek blegtoria. Skema e këtij viti është afërsisht 7 miliard lekë të vjetra të ndara këto sipas sektorëve. Për sa i përket kësaj situate qeveria ka vendosur dhe Ministria e Bujqësisë që të mbështesë për çdo kg qumësht të gjithë fermerët pa marrë para sysh se na numër krerësh lopësh kanë, me 100 lekë për ta dorëzuar në pikën e grumbullimit, për të marrë faturën dhe duke filluar që nga 1 Janari i viti 2019 dhe në vazhdim. Fermeri i cili është i pajisur me nipt, i pajisur me numër llogarie në bankë dhe me një sigurim shoqëror tre muaj dhe jo sikundër ishte më parë me një vit dhe dy vjet. Nëse ai nxjerr niptin sot që nga ky moment do të bëjë sigurimin për tre muaj që të futet dhe të përfitojë nga kjo skemë që do të mbështesë realisht fermerin shqiptar. Do kalojnë lekët tek fermeri shqiptar. Këto fatura i grumbullon dhe aplikon me këto dokumente pa asnjë dokument tjetër, aplikon nëpër agro-pikat që kemi nëpër qytete.
Bruna Çifligu: Kur ka një datë për aplikimin?
Dhimo Kote: Po. Udhëzimi po firmoset sot dhe pas datës 20 -25 Prill ata do të fillojnë aplikimet. Pas aplikimi përgjigjen do ta marri për 7 ditë. Pastaj 5 deri në 10 Maj mendoj se do të fillojë që të bëhet likuidimi i faturave që do të çojnë në agro-pikat që ne kemi nëpër qytete e vendit. Fermeri nuk do të ketë vështirësi për këtë punë dhe u bëj thirrje të gjithë fermerëve që kur të dorëzojnë qumështin të marrin faturë./abcnews.al