Katër autobusë me të evakuuar arritën të largohen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit të mërkurën përmes një korridori humanitar, sipas një deklarate të zëvendëskryeministres ukrainase Iryna Vereshchuk, shkruan CNN.
“Ata e kaluan natën në Berdiansk dhe tani po shkojnë për në Vasilivka,” tha Vereshchuk në një deklaratë në Telegram. “Dhe së shpejti do të mbërrijnë në Zaporizhzhia”.
Të mërkurën, Vereshchuk tha se kishte rënë dakord për hapjen e një korridori humanitar për gratë, fëmijët dhe të moshuarit.
Sipas zyrtarëve, dhjetëra mijëra civilë kanë mbetur të bllokuar në Mariupol, i cili është i rrethuar nga forcat ruse dhe ka qënë prej javësh në sulmet e vazhdueshme të forcave ruse.
/abcnews.al

