Nga njohja, jetesa në SHBA te fillimet në muzikë, rrëfehen Merita Halili dhe Raif Hyseni

schedule08:37 - 21 Prill, 2022

schedule 08:37 - 21 Prill, 2022

Merita Halili dhe Raifi Hyseni janë dy artistët e shquar që jetojnë prej vitesh në SHBA.

Të ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar gjithçka, nga njohja dhe deri te jetesa larg atdheut. “Ne jemi njohur në Amerikë, kur unë isha e ftuar për të kënduar me komunitetin shqiptar. ata ishin sh të shqetësuar se kush do më shoqëronte mua kur të këndoja dhe Raifi kishte performuar më herët, por qendroi. Kështu aty nisëm të flisnim dhe filloi të më thoshte e di këtë këngë, po këtë dhe aty më pëlqeu se kishte shumë informacion”, rrëfeu këngëtarja.

Më tej, Merita zbuloi edhe fillimet e saja në muzikë, që nga fëmijëria dhe deri kur u bë pjesë e Asamblit të muzikës popullore.

“Unë kam lindur në Tiranë, këtu te ‘Varri i Bamit’ dhe gjithë atmosfera ishte shumë e bukur. E gjithë lagjia më thërret Rita. Unë nuk kam qenë e vetmja që jam marrë me muzikë në familje. Janë e gjithë familja, është një lloj tradite që e duam muzikën.

Unë e kam nisur që në kopsht, pastaj fillova me Pallatin e Pionerit, pastaj me profesor Robert Radojën, Zana Turkun dhe Ermelinda Papariston, që ka qenë mësuesja ime e kantos. E përshendes shumë. Pas pall të pionerëvë shkova në lice. Jam aktivizuar me grupe amatore në asamblenin e Tiranës”.

Këngëtarja zbuloi edhe fillimet e vështira në SHBA, si për shembull, mësimet me gjuhën e huaj.

“Kur vajtën në SHBA ishim të rinj dhe nuk e dinim a ishim emigrant. 6 muaj e kam larë shtëpinë me lot. Kam qenë me vajzën e vogël dhe shtatzënë. Ne ishim mësuar në Tiranës që kur lindje të prisnin me petulla, në Smerikë nuk kishte. Plus gjuhën e kisha shumë të vështirë ta mësoja. E kam pasur shumë problem”.

Ndërkohë, Raif e përmbylli shumë bukur dhe shkurt. “S’kam ca me fol. Gatuan më së bukuri dhe është nëna më e bukur”, tha ai me plot ëmbëlsi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!