Lufta në Ukrainë, presidenti i BB: Bota do të përballet me një krizë ushqimore

schedule08:45 - 21 Prill, 2022

schedule 08:45 - 21 Prill, 2022

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass tha se bota do të përballet me një krizë ushqimore në vazhdën e luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.

Ashtu si pandemia Covid-19, tha ai, kriza e ushqimit do të godasë më së shumti njerëzit më të varfër në botë.

Në një intervistë me redaktorin e ekonomisë së BBC-së, Faisal Islam, Malpass tha se rezervat globale të ushqimit janë të mëdha sipas standardeve historike dhe ka ushqim të mjaftueshëm në botë për të ushqyer të gjithë, por do të duhet të vendoset një proces për t’u çuar ushqimin tek ata më në nevojë.

Shefi i Bankës Botërore ngriti gjithashtu shqetësimet për goditjen e “krizës brenda krizës” që lind nga paaftësia e vendeve në zhvillim për të shërbyer borxhet e tyre të mëdha pandemike mes rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

“Afërsisht 60% e vendeve më të varfra tani janë ose në vështirësi borxhi ose në rrezik të lartë për të qenë në vështirësi borxhi,” tha ai.

Malpass këshilloi vendet, veçanërisht ato me borxh të paqëndrueshëm, të veprojnë herët në strategjitë për të reduktuar barrën e tyre të borxhit.

“Banka Botërore llogarit se mund të ketë një rritje të madhe prej 37 për qind në çmimet e ushqimeve. Kjo do të prekë më shumë të varfrit, të cilët do të hanë më pak dhe do të kenë më pak para për çdo gjë tjetër, si për shembull shkollimi. Dhe kjo do të thotë se është me të vërtetë një lloj krize e padrejtë. Ajo godet më së shumti më të varfërit. Kështu ndodhi edhe me Covid-in,” deklaroi ai. g.v/abcnews.al