Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se numërues të Partisë Demokratike kanë shitur 3 mandate të LSI në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit të vitit të kaluar.
E ftuar në studion e emisionit Opinion nga Blendi Fevziu në Tv Klan, Kryemadhi deklaroi se besonte që opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 Prillit.
Monika Kryemadhi: Unë personalisht kurrë nuk mendoja që opozita kurrë nuk do fitonte në 25 Prill. Besoja që do fitonte opozita për shumë arsye. Të paktën mund të them që 3 mandate të LSI-së janë shitur në tavolinë kur ne disponojmë…
Blendi Fevziu: Kush i shiti?
Monika Kryemadhi: Numëruesit e Partisë Demokratike.
Lorenc Vangjeli: Nuk e kanë bërë me kokën e tyre zonjë.
Monika Kryemadhi: Normal. Pavarësisht se suflerët e z.Basha poshtë e përpjetë thonë që i kanë shitur vetë mandatet, por realisht…Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura nga numëruesit e PD dhe anëtarët e KZAZ të PD që del fitues mandati i LSI dhe pas 1 ore me urdhër nga lart proces-verbali është grisur.
Kryemadhi ka folur për Presidentin e ri që pritet të zgjidhet ndërsa u shpreh se presidenti i ardhshëm unë mendoj që është gardian i Kushtetutës dhe guardian i votës së lire.
Pyetje: Rama thotë se duam një Presidenti që të mos i ngjajë Ilir Metës?
Kryemadhi: Normal se Ilir Meta e lë pa gjumë. Mund të jesh kryeministër, por mund të jesh edhe një njeriu më i urryer, më i padëshiruar.
Pyetje: Si duhet të jetë Presidenti?
Kryemadhi: Presidenti është gardian i kushtetues dhe votës së lirë. Presidenti sot është një institucion pa kompetenca. Tashmë ai do jetë një noter i disa vendimeve të qeverisë. Në disa këndvështrime, kërkohet që Presidenti duhet të jetë i zgjedhur nga populli.
Ne sot kemi një kryeministër edhe për fajin e opozitës që i dhanë shansin që ta bëjnë një autokrat i mundshëm në aspektin institucional.
Pyetje: A shihni një emër?
Kryemadhi: Ka sa të duash, edhe ju mund të jeni. Unë shikoj shumë figura, ka burra dhe gra shumë të mira. Ka elementë nga shoqëria civile, mund të jenë analistë politike, duke filluar nga emrat më të ndryshëm që mund të plotësojnë kriteret për President.
/abcnews.al