Partia Socialiste nisi sot fazën e konsultimeve me opozitën. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi një takim me kreun e Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu.
Pas takimi, i cili zgjati rreth 45 minuta, Mediu në një deklaratë për mediet u shpreh se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë konsensuale. Ai gjithashtu bëri me dije se kanë rënë dakord për shtyrjen e konferencës së kryetarëve.
Mediu: Ne ai aleancë për ndryshim kërkojmë që negociatat të zhvillohen me një trupë të unifikuar opozitare me mazhorancën. Balla parashtroi kalendarin që duhet zhvilluar në këtë proces, nuk hymë në asnjë diskutim tjetër. Kalendar i cili është diskutuar edhe me kolegë të partive të tjera për të shtyrë konferencën e kryetarëve, për ta zhvilluar jo në datën 29 në mënyrë që të kemi një datë më të madhe në dispozicion. Pastaj përcaktimin e zhvillimit të kësaj çështje mbi atë që ka përcaktuar Kushtetuta. Ramë dakord për të përcaktuar kriteret se si duhet të zgjidhet Presidenti.
Lexo edhe: Balla diskuton sot me Mediun për presidentin e ri, shtyhet takimi me Alibeajn
Por PS i ka votat për ta zgjedhur e vetme Presidentin. Çfarë garancie ka opozita që do shkohet drejt një Presidentit konsensual?
Mediu: Unë nuk mendoj që PS i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme nëse do lexojmë Kushtetutën. Zgjedhja e njëanshme e cenon parimin që Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin. E dyta, kërkon një president konsensual në 3 raundet e para, që do të thotë bashkëpunim të parlamentit. Ramë dakord që kalendari të shtyhet. Ishte një dakordësi që ishte marrë paraprakisht me përfaqësues të PDIU dhe padyshim është në interesin tonë. Ka afate të përcaktuar 24 maj duhet të jetë përfundimi i procesit. Raundet sipas Kushtetutës janë të përcaktuara dhe duhet një fillojë një proces nga data 10.
Mediu tha për mediet se propozimin e ka diskutuar me Alibeajn, Kryemadhin dhe me deputetët e tjerë.