Organizonte lojëra të paligjshme fati, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

schedule16:10 - 20 Prill, 2022

schedule 16:10 - 20 Prill, 2022

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër aktivitet të lojërave të paligjshme të fatit, duke arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit.

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e shtetasit E/Sh 32-vjeç janë gjetur 4 makineta për lojëra fati dhe një celular që përdorej për vënien e basteve sportive.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet 1 rast tjetër i organizimit të veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 32-vjeçari që kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit që kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit.

Sekuestrohen një kompjuter, 4 makineta për lojëra fati dhe 1 celular që përdorej për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie.   

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ushtruar kontroll në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, ku kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 1 kompjuter, 4 makineta për lojëra fati dhe një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!