Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lajçak vizitë të papritur në Beograd, takohet me Vuçiç

schedule13:46 - 20 Prill, 2022

schedule 13:46 - 20 Prill, 2022

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi këtë të mërkurë ka zhvilluar një vizitë në Beograd ku është takuar me presidenti serb Aleksander Vuçiç.

Mediat vendase bëjnë me dije se takimi i paparalajmëruar do të zhvillohet mesditën e sotme në presidencë.  Pas takimit mes Vuçiç e Lajçak do të ketë edhe një komunikatë për media.

Në anën tjetër grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot dhe nesër në Bruksel për të diskutuar punën e targave.

Para gjashtë muajsh ishte nënshkruar marrëveshja gjashtëmujore për zhbllokimin e udhëtimit të automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë për targat dhe e njëjta skadon nesër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!