Zi në familjen e Luçiano Boçit, anulohet mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së

schedule13:06 - 20 Prill, 2022

schedule 13:06 - 20 Prill, 2022

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila ishte planifikuar për të mërkurën në orën 16.00 është anuluar. Mbledhja është shtyrë pasi deputeti Luçiano Boçi ka humbur sot babain.

Grupi parlamentar i demokratëve do të mblidhet të enjten në orën 09.00.

NJOFTIMI

“Duke qenë se kolegu Luçiano ka humbur babin dhe përcjelljen e ka sot në orën 16:00 në Elbasan, mbledhja e grupit do të spostohet nesër në orën 09:00. Ngushëllime Luçiano!”

Kujtojmë se deputeti demokrat lajmin për ndarjen nga jeta e të atit e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook. Ndërsa shprehej me fjalë të ndjera për babain, ai bëri të ditur për ndjekësit se përcjellja për në banesën e fundit bëhet sot, ora 16.00, Elbasan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!