Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për zgjedhjen e presidentit të Republikës.
Mediu tha se jo vetëm ai por çdo deputet duhet të përfshihet në procesin e zgjedhjes së Presidentit të republikës.
Sipas Mediut Kushtetuta e parashikon qartë se zgjedhja e presidentit bëhet me 3/5, vetëm në raundin e katër e të pestë bëhet me shumicë të thjeshtë për të mos rrezikuar mazhorancën që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Unë e paragjykoj që Kushtettuta detyron të gjithë deputetët të përfshihen në këtë proces. Kushtetuta ka parashikuar që Presidenti i Republikës zgjidhet me 3/5 r votave ku kërkohet konsensusi politik, i vetmi moment që kalohet konsensusi politik është kur ,rrezikohet mazhoranca. Opozitës ka detyrimin e vet që të japë mendimin e vet se kush duhet të jetë President i Republikës”, tha Mediu.
/Abcnews.al/