Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur një sërë lëvizjesh në radhët e drejtuesve të komisariateve të policëve në rrethe. Ndryshimet e drejtuesve të policisë prekën fillimisht qytetin e Tiranës dhe Shkodrës për të vijuar më pas me 14 emërime të tjera në qyetet kryesore, ku ka pasur shumë vrasje të pazbardhura dhe pa autor.
Sërish ndryshime në radhët e punonjësit të Policisë së Shtetit. Pas ngjarjeve të fundit kriminale në Tiranë, Shkodër, Elbasan si edhe në disa qytete të tjera, drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur emërimet e shumë shefave të komisariateve në disa qarqe vendit .
Sipas njoftimit zyrtar, Veliu i ka bërë këto ndryshime për dhënien e një impulsi të ri punës së Policisë në parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar.
14 ndryshimesh u firmosën në radhët e Shefave të Komisariateve në drejtoritë vendore, Kukës, Gramsh, Pogradec, Mat, Fier, Peqin, Cërrik, Dibirë, Mirditë, Skrapar, Kuçovë, Tepelenë dhe Përmet.
Burime të ABC News pohojnë se, pritet të ketë edhe emërime të tjera në drejtoritë e Durrësit, Vlorës, Beratit dhe Lushnjes. Në këto qytete ka pasur një numër të lartë të krimit kundër jetës gjatë vitit 2018 e po kështu edhe vjedhjet e banesave dhe bizneseve.
Ndryshime do të pësojë edhe vetë kupola e Policisë së Shtetit. Shumë drejtuesit e saj me një karrierë të gjatë në strukturat e policore priten të komandohen në disa qarqe që kanë probleme me krimin e organizuar dhe zbardhjen e vrasjeve pa autor.
Pak ditë më parë ,drejtori i policisë së Shkodrës Vehbi Bushati u shkarkua dhe vendin e tij e zuri Niko Brahimi. Të njëjtin fat, pak javë më parë pati edhe drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderajt i cili u zëvëndësua nga Rebani Jaupaj.
NDYSHIMET NE POLICI
1. Kryekomisar Edmond Meshini deri tani Shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë;
2. Kryekomisar Arben Kalaja deri tani Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vorë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;
3. Kryekomisar Vullnet Silaj deri tani Shef njësie në Repartin Special “RESI” Tiranë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh
4. Komisar Alfred Maksuti deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh transferohet dhe emërohet Shef ë Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Pogradec
5. Kryekomisar Aldi Mema deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat;
6. Kryekomisar Henerigert Mitri deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier;
7. Komisar Ermal Lilaj deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin
8. Komisar Bilal Semanaj deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Peqin transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik
9. Komisar Gazmend Demrozi deri tani Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër;
10. Kryekomisar Alfred Cenaj deri tani Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP Durrës transferohet dhe emërohet Shef ë Komisariatit të Policisë Mirditë
11. Kryekomisar Medin Hasani deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar
12. Kryekomisar Sokrat Gode deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kuçovë
13. Kryekomisar Elidon Çela deri tani Specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë
14. Kryekomisar Petrit Gjokaza deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.
/abcnews.al