Mauricio Pochettino shpesh herë nuk është ndjerë mirë këtë sezon te PSG. Eliminimi nga Kupa e Francës solli lajme të ndryshme, sipas të cilave drejtuesit i kanë komunikuar argjentinasit se në verë do të largohej.
Më pas erdhi edhe eliminimi në Champions League dhe emri i Zinedine Zidane ka qenë si hije gjatë drejtimit të kryeqytetasve. Për të ardhmen Pochettino është pyetur edhe sot në konferencë.
“Kam edhe një vit kontratë, kështu që nuk është thjesht një çështje vullneti por edhe kontrate. Akoma e kam të paprekur dëshirën për hakmarrje në Champions League.
Kur të kemi fituar titullin kampion, do jetë momenti për t’u ulur të gjithë së bashku për të skicuar të ardhmen e ekipit”, është shprehur Pochettino. / abcnews.al