Sipas një deklaratë të këshilltarit të Presidentit Zelensky, Ukraina mund të mposht ofensivën ruse në lindje vetëm nëse ka armët e duhura, shkruan BBC.
Ihor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së Zelensky, tha se është shumë e rëndësishme që forcat ukrainase të jenë të pajisura me armë të rënda, përfshirë sisteme artilerie, tanke dhe automjete të blinduara.
Nëse Ukraina është e pajisur me këto armë, do të jetë në gjendje t’i rezistojë ofensivës ruse dhe të sigurojë fitore në rajonin lindor, tha ai. Zhovkva tha se po rritet numri i dërgesave të armëve nga Perëndimi dhe grupi i fundit i ndihmës ushtarake prej 800 milionë dollarësh përfshinte “armët që i nevojiteshin më shumë ushtrisë së Ukrainës.”
Sipas tij, Donbasi ku po zhvillohet ofensiva e fundit është simbolikisht shumë i rëndësishëm për Moskën, pasi pikërisht aty Rusia filloi “agresionin kundër Ukrainës” në vitin 2014, duke pushtuar pjesë të rajonit dhe duke krijuar të ashtuquajturat republika të pavarura.
/abcnews.al