Celulari juaj është gjëja më e ndotur që prekni çdo ditë, si ta pastroni

schedule11:12 - 19 Prill, 2022

schedule 11:12 - 19 Prill, 2022

Nëse prekim diçka të ndotur në rrugë, lëvizja jonë e radhës do të jetë të kërkojmë një pecetë antiseptike. Do të bëjmë kujdes, nuk do të prekim fytyrën dhe sapo të kthehemi në shtëpi do të lajmë duart. Kur kapim celularin, çfarë bëjmë? Përgjigja është asgjë – shumë herë kemi fjetur me të në krahë.

Hulumtimi nga Universiteti i Arizonës zbulon se smartfoni ynë i preferuar është 10 herë më i ndotur se një ndenjëse e tualetit publik. Dhe ndërsa kjo është të paktën e neveritshme, për fat të keq ka kuptim, sa herë e kemi prekur me duar të pista ose sa herë është rrëzuar? Prandaj është e vetëkuptueshme që me kalimin e kohës, mbi të grumbullohen më shumë mikrobe.

Si të pastrojmë smartfonin tonë

Mirë, celulari ynë është i ndotur. Sigurisht që nuk mund ta lajmë me sapun dhe ujë duhet të mendojmë logjikisht. Një zgjidhje e mirë duket të jetë peceta antiseptike, e cila është e sigurt vetëm nëse nuk përmban alkool. Apple dhe Samsung, në veçanti, ofrojnë zgjidhje me 70% alkool izopropil. Nëse, sigurisht, duam zgjidhjen e urgjencës, le të përdorim me kujdes pecetat konvencionale, duke shmangur pjesët plastike të telefonit.

Ekziston një alternativë tjetër, e cila nuk përfshin fare ujin. Disa lloje të rrezatimit mund të vrasin dhe kufizojnë rritjen e mikroorganizmave, kështu që ne mund të marrim një sterilizues UV, ato janë kudo në treg. Ideja është që ta vendosni smartfonin në pajisje, ta lini për disa minuta dhe më pas të jetë i pastër.

Cilado metodë që të zgjedhim, e rëndësishme është ta aplikojmë dhe të kemi parasysh që dezinfektimi i celularit tonë është i nevojshëm. Duhet ta pastrojmë rregullisht dhe të mos e neglizhojmë./abcnews.al