Lojtari shqiptar, Granit Xhaka, i cili përfaqëson kombëtaren e Zvicrës në kompeticionet kombëtare, gjithmonë ka treguar me krenari se origjina e tij është Shqipëria.
Mesfushorin i Arsenalit shpesh here jemi mësuar ta shikojmë teksa shënon gol me kombëtaren zviceriane të festojë duke bërë me duar simbolin e shqiponjës “dykrenare”, për të ngritur peshë gjithë zemrat e tifozëve shqiptarë.
Por siç duket dashurinë për Shqipërinë e ka trashëguar më së miri edhe tek vajza e tij, e cila ka lindur në Angli, por këngët shqiptare i di më së miri.
29-vjeçari ka shpërndarë së fundmi një video emocionuese në “Tik-Tok”, ku shihet vajza e tij e vogël, duke kërcyer dhe kënduar nën ritmet e këngës “Kuq e Zi” të Elvana Gjatës. “Krenar” ishte mbishkrimi i vendosur nga Xhaka, në videon e postuar, e cila ka marrë miliona shikime.
@granit.xhaka.34PROUD ❤️
/f.a/abcnews.al