Një burrë nga Kentaki është shpërblyer me 450.000 dollarë pasi kompania e tij i organizoi një festë surprizë për ditëlindje, pavarësisht paralajmërimeve të tij se kjo do t’i shkaktonte ankth dhe stres.
Paditësi, Kevin Berling, pretendon se festa e padëshiruar e ditëlindjes në 2019 në Gravity Diagnostics i shkaktoi atij një sërë sulmesh paniku.
Padia pretendonte se kompania e diskriminoi atë për shkak të një aftësie të veçantë.
Kompania ka mohuar të ketë pasur qëllim të keq.
Sipas padisë së ngritur, Berling, i cili vuan nga çrregullimet e ankthit i kishte kërkuar menaxherit të tij që mos festonte ditëlindjen në punë siç bëjnë zakonisht punonjësit. Kjo mund të rezultonte në një sulm paniku dhe do të sillte kthimin e kujtimeve të pakëndshme të fëmijërisë.
Pavarësisht kërkesës së zotit Berling, kompania, e cila kryen teste Covid-19, i organizoi atij një festë surprizë në gusht 2019, duke shkaktuar një sulm paniku. Ai u largua shpejt nga festa dhe përfundoi drekën në makinën e tij.
Padia thekson se Berling u kritikua në një takim të nesërmen dhe u akuzua si “vjedhësi i gëzimit të kolegëve të tij”.
Takimi i tensionuar shkaktoi një sulm të dytë paniku.
Më 11 gusht, Gravity Diagnostics e pushoi nga puna, duke përmendur shqetësimet për sigurinë në vendin e punës. Padia e tij pretendonte se kompania e diskriminoi atë për shkak të një paaftësie dhe u hakmor në mënyrë të padrejtë kundër tij.
Në fund të marsit ai arriti të merrte nga kompania një kompensim prej 450 mijë dollarësh. /abcnews.al/