Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, në jë intervistë të dhënë për “Radio Rai”, ka zbuluar se për kë do të bëjë tifo në Kupën e Botës.
“Në Botëror do të bëj tifo për Kanadanë, i mungon prej shumë vitesh dhe është shtëpia ime e dytë”, thekson Ancelotti pasi është i martuar me kanadezen Mariann Barrena Mçlay.
“Dhe pastaj presidenti i Federatës së Kanadasë është nga Abruzzo, kështu që të gjithë ne bëjmë tifo për Kanadanë. Ata bënë një raund të jashtëzakonshëm kualifikues dhe ka lojtarë të shkëlqyer. Unë do të jem atje me fanellën e Kanadasë”./ h.ll/abcnews.al