Kufiri europian që prej së dielës është mbyllur për kamionët që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia, një nga pasojat e sanksioneve europiane ndaj Moskës, që kanë hyrë në fuqi të shtunën, sipas europa.today.it
Skadimi i afatit ka detyruar qindra shoferë të dy vendeve që të vihen në rradhë me kamionët e tyre për t’u larguar nga teritori i Bashkimit Europian duke krijuar një rradhë të gjatë 80 kilometra në kufi mes Polonisë dhe Bjellorusisë.
Ata kanë qëndruar pa lëvizur rreth 33 orë. Rradhë të gjata u regjiistruan dhe në kufijtë me Liruaninë dhe Letoninë. Është e pamundur që të gjithë shoferët të kenë arritur të dalin në kohë. Ka shumë pak përjashtime në këtë rast: përjashtohet transporti i ilaçeve, postës apo prodhimeve të naftës.
Që nga e diela, çdo mjet tregtar me targë ruse apo bjelloruse nuk do të mund të transportojë mallra që nuk hyjnë në kategoritë e lartpërmendura. Bjellorusia deklaroi të premten se do të merrte të njëjtën masë ndaj kamionëe europian. Ndërkohë në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë, një zonë kritike si pasojë e krizës më të fundittë emigrantëve, u mbajt një manifestim në shenjë solidariteti me popullin ukrainas.
Gjithashtu edhe anijet ruse janë ndaluar të zbarkojnë në portet në Belgjikë, Bullgari dhe Itali.
/abcnews.al