Rusët kapin rob dy ushtarët, qeveria britanike në vështirësi

schedule14:06 - 18 Prill, 2022

schedule 14:06 - 18 Prill, 2022

Dy luftëtarë britanikë janë shfaqur në televizionin shtetëror rus duke kërkuar që të shkëmbehen me një politikan pro-rus që mbahet nga autoritetet ukrainase. Shaun Pinner dhe Aiden Aslin u kapën nga forcat ruse në Ukrainë.

Pasi u nxitën nga një i paidentifikuar, ata të dy i kërkuan kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson t’i sillte në shtëpi në këmbim të lirimit të politikanit Viktor Medvedchuk.

Familja e Pinner u ka bërë thirrje rrëmbyesve të tij që ta trajtojnë atë si rob lufte në përputhje me rregullat ndërkombëtare, në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme.

Vetëm pak minuta më parë, Shërbimi Sekret i Ukrainës publikoi një video të Medvedchuk duke kërkuar që të shkëmbehej me banorët e Mariupolit.

Qeveria britanike tani përballet me një dilemë se si t’i përgjigjet kapjes së dy britanikëve nga forcat ruse.

Ish-diplomati Lord Ricketts tha se kjo “ka krijuar një problem vërtet të vështirë për qeverinë”.  Ai vuri në dukje se qytetarët britanikë u këshilluan të mos shkonin në Ukrainë dhe iu tha se qeveria nuk mund të ndihmonte nëse do të kishin probleme.”

Megjithatë, familja e Pinner tha se ai nuk ishte vullnetar apo mercenar dhe se kishte shërbyer zyrtarisht me ushtrinë ukrainase pasi u zhvendos në Ukrainë në vitin 2018. Ai gjithashtu ka një grua ukrainase. /abcnews.al