Me çekanë, pinca dhe fasheto, njihni hajdutët më të çuditshëm nga Lushnja

schedule10:21 - 18 Prill, 2022

schedule 10:21 - 18 Prill, 2022

Dy persona janë vënë në pranga në Lushnje pasi tentuan që të vidhnin një banesë. Bëhet e ditur se në pranga janë vënë Xh. M. dhe E. T., banues në Tiranë, për vjedhje të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë.

Dy hajdutët u kapën në flagrancë ndërsa tentonin që të vidhnin banesën e Sh. Ç. Në cilësinë e provës u sekuestruan dy çanta me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi N. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për dhënien e dokumenteve të automjetit duke i kundërshtuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!