Mehmeti: Ndikoi lodhja, u mundova të bëja më të mirën, por përgjegjësia është tek unë

schedule19:21 - 17 Prill, 2022

schedule 19:21 - 17 Prill, 2022

Partizani nuk mundi të përfitonte nga humbja e Kukësit për t-u afruar me vendin e 3-të, teksa Skënderbeu e ndali në barazim 0-0 në “Elbasan Arena”.

Pas ndeshjes trajneri i demave, Dritan Mehmeti ishte i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës, ndërsa nuk nguroi të thoshte se përgjegjësia është e tij.

“Është një nga ndeshjet më të dobëta nga janari, ka ndikuar sigurisht lodhja. Duhet të ishim më të freskët mendërisht. Duke u nxituar, për të shkuar të goli, gabon dhe i jep mundësi kundërshtarit. Jam shumë i pakënaqur nga mënyra se si interpretoi skuadra lojën. Përgjegjësia është tek unë, në këto shtatë ndeshje që kanë mbetur duhet të bëjmë maksimumin. Më vjen keq që me këtë kundërshtar kemi hasur gjithmonë vështirësi.”

Interpretimi i lojës: “Sa i përket mënyrës së interpretimit, u mundova të isha me pesë lojtarë sulmues, për ta zgjidhur shpejt situatën, për të shkuar te goli. U vështirësua shumë, sepse kundërshtari mbrohej me shumë forca. Alternativat këto janë, duhet të bëjmë maksimumin me Vllazninë.”

Humbje që s’justifikohet: “Përpos faktit që skuadra ishte e rënduar psikologjikisht, edhe fizikisht kemi qenë të rënduar. Vendosa të çoja Malën në krahun e djathtë për të krosuar, i kishim dy momente, duhet të realizonim. Nuk janë justifikime, u mundova të bëja më të mirën, por përgjegjësia është tek unë. Ngarkesa psikologjike duhet menaxhuar më mirë.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!