E quajti CR7 si më të mirin e të gjitha kohërave, talenti i United merr komentin e papritur nga Aguero

schedule11:10 - 17 Prill, 2022

schedule 11:10 - 17 Prill, 2022

Cristiano Ronaldo i dha fitoren Manchester United ndaj Norwich në “Old Trafford”, me portugezin që arriti të shënonte hat-trick.

Pas ndeshjes CR7 është parë duke i dhuruar topin e ndeshjes një nga talenteve të djajve, pikërisht argjentinasit, Alejandro Garnacho, i cili ishte grumbulluar nga trajneri Ralf Rangnick, por nuk pati minuta në këtë takim.

Menjëherë pasi sulmuesi portugez i dhuroi topin 17-vjeçarit, i cili nuk vonoi dhe e postoi në Instagram ndërsa nuk kurseu edhe elozhet për CR7.

“Më i madhi i të gjitha kohërave…”, ishte mbishkrimi i ndjekur nga emoji me dhi, futboll, zjarr dhe zemër të kuqe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alejandro Garnacho (@garnacho7)

Megjithatë, ajo që ra në sy të fansave ishte komenti i ish-sulmuesit të Manchester Cityt dhe Barcelonës, Sergio Aguero, i cili iu përgjigj menjëherë postimit të Garnachos, duke e ironizuar.

“Sepse nuk keni luajtur ende me lojtarin më të mirë Leo Messi”, komentoi Aguero.

/f.a/abcnews.al