Demokratët e Vlorës votojnë sot për kreun e ri

schedule09:45 - 17 Prill, 2022

schedule 09:45 - 17 Prill, 2022

Rreth 1,242 votues me të drejtë vote pritet që të zgjedhin sot kreun e Partisë Demokratike, dega Vlorë. Procesi i votimit ka nisur në normalitet prej orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 18.00 të mbrëmjes në Pallatin e Kulturës Labëria në Vlorë.

Të drejtën e votës e kanë anëtarët e Partisë Demokratike prej vitit 1990 dhe votohet për katër kandidatë, Atird Hoxhaj, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!