Lea e vogël e ka kryer me sukses një ndërhyrje! Nëna e saj tregon si është shëndeti i vogëlushes

schedule22:10 - 16 Prill, 2022

schedule 22:10 - 16 Prill, 2022

Këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” përcollëm momentet thellësisht prekëse të largimit të Leas për kurim drejt Italisë.

Shumë lot u derdhën për këtë vajzë veçse 20 muajshe, e prekur nga kanceri në shtyllën kurrizore. Në një lidhje live, nëna e Leas na tregoi se ëngjëlli i vogël është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se tashmë e ka kryer një ndërhyrje, pasi në kokë i ishte mbledhur ujë.

Fatmirësisht ndërhyrja ka shkuar mirë ndërsa rrugëtimit drejt shërimit do të vijojë.

Pjesë nga biseda në studio:

Xhenisa: Falë Zotit është mirë. Kur erdhëm, i bënë ndërhyrje në kokë për heqjen e ujit nga koka. Menjëherë i bënë ndërhyrjen e i hoqën ujin. Për momentin ka tuba që i nxjerrin ujin dhe po reagon mirë këto dy ditë.

Eneida: Duhet pritur ende për të monitoruar situatën…?

Xhenisa: Po duhet të presim derisa gjendja e Leas në kokë të stabilizohet. Të bëjmë analizat, rezonancën e më tutje të shohim.

Në studion e “Shqiptarët për Shqiptarët” ishte prezent dhe Armando, bashkëshorti e Xhenisës e babai i Leas së vogël. I prekur teksa sheh të bijën, ai tha këto fjalë:

Armando: Shpresoj Zotit, të bëhet mirë… të jenë mirë të dyja.

Elvisi: Motër, rri e qetë. Neve na ke si vëllezërit e motrat e tua. Nesër do të vijë dhe Armando për t’ju takuar ty e vajzën./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!