Pas lajmit të madh se shqiptarët u bënë bashkë në kohë rekord për të dërguar për kurim Lean, erdhi momenti që vogëlushja të niset për kurim drejt Italisë.
Shumë familjarë të çiftit të ri ishin të pranishëm, ndërsa sytë e tyre të mbushur në lot tregonin shumëçka.
Lea vendoset në autoambulancë dhe tashmë është gjithçka gati për t’u nisur drejt aeroportit. Armando, babai i Leas, qëndron në krah të të shoqes dh këto do të jenë momentet e fundit që ai është pranë të bijës. Lea do të niset në Itali me të ëmën…
Mbërritja në Rinas është e shpejtë, mbase më e shpejtë sesa do të dëshironte zemra e këtij babai. Armando e shoqëron me sy lëvizjen e avionit sanitar. Një pjesë e shpirtit të tij po udhëton në atë avion. Lea largohet ndërsa 29 vjeçari shpërthen në lot… /abcnews.al/